Manchesteri e shkarkoi David Moyes

Sporti

Manchesteri e shkarkoi David Moyes

Më: 22 prill 2014 Në ora: 10:38

Manchester United e ka shkarkuar nga detyra David Moyesin, pas rezultateve të dobëta këtë sezon. Kurse, Ryan Giggs, do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Pas rezultateve të dobëta këtë sezon, drejtuesit e Manchester Unitedit e kanë shkarkuar nga detyra Davide Moyesin.

‘’Klubi dëshiron ta falënderoj David Moyesin për punën që ka bërë, ndershmërinë dhe integritetin që ai e solli në rolin e trajnerit’’, shkruan në njoftimin e klubit nga Old Trafford.

Manchester United gjendet në pozitën e shtatë në Premierligë, 13 pikë larg pozitës së katërt, e cila çon në Ligën e Kampionëve.

Përveç dështimit në Premierligë, ‘Djajtë e Kuqë’ ishin eliminuar nga të gjitha garat shumë herët, përveç Ligës së Kmapionëve.

Kurse, Ryan Giggs, do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Ai do të jetë në krye të ekipit që nga ndeshja e së shtunës kundër Norwichit.

Ndërsa, Louis Van Gaal mund ta marrë në dorë ekipin nga Old Traffordi gjatë verës, pasi të largohet nga Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat