Tirona, Magani drejt rinovimit, Gilberto drejt largimit

Sporti

Tirona, Magani drejt rinovimit, Gilberto drejt largimit

Më: 22 prill 2014 Në ora: 01:55

E ardhmja e Gilbertos, vendoset pas takimit me Vllazninë. Sulmuesi brazilian, i cili ka shënuar 4 gola në 10 takime me bluzën bardheblu, ka kërkuar prishjen me konsensus të kontratës për ta vijuar karrierën më Malajzi, ku i ofrojnë një një kontratë më të majme, por donatori Refik Halili nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij për aq kohë sa mbijetesa e Tironës do të jetë në dyshim. Mirëpo burime pranë klubit bardheblu zbulojnë se Halili i ka premtuar brazilianit se do të bëjë prapaktheu nëse Tirona arrin të fitojë me shkodranët. Ndoshta kjo është një gjetje origjinale e Halilit për ta motivuar në maksimun sulmuesin, i cili mësohet se do të hiqte dorë edhe nga një pjesë e kontratës nëse largohet brenda Prillit nga Shqipërisë.

Një sukses i mundshëm ndaj skuadrës së Dervish Haxhiosmanovic do të thoshte rinovim i sigurtë edhe për Gugash Maganin, i cili e ka pranuar se asnjë trajner nuk do ta vinte në diskutim vijimin e karrierës me Tironën. Magani e mori drejtimin e skuadrës në një moment shumë të vështirë, duke marrë përsipër edhe rrezikun e dështimit, mirëpo statistikat e 2014 flasin në favor të tij, që do të thotë se do të vijojë të jetë në krye të skuadrës me të titulluar në vend edhe për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat