Anderlechti i Besnik Hasit i largohet titullit

Sporti

Anderlechti i Besnik Hasit i largohet titullit

Më: 21 prill 2014 Në ora: 23:56

Shpresat e Anderlechtit të Besnik Hasit për të mbrojtur titullin kampion morrën një goditje të rëndë pas humbjes 1-0 me Genk në shtëpinë e këtyre të fundit. Skuadra e Hasit, kishte mundësinë për t’u afruar vetëm një pikë larg Standart Liege pas barazimit që këta të fundit regjistruar të dielën, por Anderlecht vuajti shumë përballë vendasve, që dominuan sidomos në fraksionin e parë. Në minutën e 24-të madje Thomas Buffel goditi dhe traversën ndërsa Anderlehti u kundërgjigj gjashtë minuta më pas.

Në pjesën e dytë, Genk mbeti me 10 vetë në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Fabien Camus por ekipi Hasit, jo vetëm që nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik por gjithashtu dhe pësoi, pasi në minutën e 89-të Buffel realizoi pas një aksioni të gjatë personal me një parabël. Me këtë gol të 33-vjecarit, Genk regjistroi fitoren e parë ndaj Anderlecht pas pesë takimesh duke zbehur shumë shanset e tyre për fitimin e titullit kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat