Goli i Sukaj, ndër 5 më të mirët në AFC Champions League (VIDEO)

Sporti

Goli i Sukaj, ndër 5 më të mirët në AFC Champions League (VIDEO)

Më: 21 prill 2014 Në ora: 21:24

Java e kaluar është për t’u mbajtur mend gjatë për Xhevair Sukajn. Në arenën e futbollit më të mirë aziatik, në Champions League, sulmuesi shkodran i Sepahan realizoi një super gol kundër skuadrës së ish madrilenit Raul Gonzalez, duke marrë në vijim vlerësimet maksimale nga mediat iraniane e më gjerë.

Futbollistit shqiptar iu deshën vetëm 5 minuta nga momenti i futjes në lojë për të realizuar atë gol spektakolar përballë Al Sadd, që tashmë renditet mes 5 më të mirëve të këtij raundi në Championsin aziatik. Pesëshen e golave më të bukur të ndeshjeve të javës së kaluar në këtë kompeticion e plotësojnë Mark Bridge që shënoi me kokë për Western Sydney ndaj Ulsan Hyundai, Asiri me golin e dytë për Ittihad kundër Lekhwiya, ekuadoriani Guerron i Beijing Guoan i cili u shpall edhe më i miri i ndeshjes në barazimin me Sanfrecce Hiroshima dhe Sato me super golin nga distanca për Yokohama Marinos ndaj Jeonbuk Hyundai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat