NBA, NY Knicks shkarkon Woodson

Sporti

NBA, NY Knicks shkarkon Woodson

Më: 21 prill 2014 Në ora: 21:15

Mike Woodson nuk do të jetë më trajneri i New York Knicks. Ishte ky një ndër vendimet e para që mori Phil Jackson si president i shoqërisë Nju-Jorkeze. Woodson që vinte nga një sezon totalisht I dështuar me skuadrën nga Molla e madhe u shkarkua sëbashku me të gjithë stafin e tij. Knicksat nuk arritën të kualifikoheshin në fazën Play Off pasi e mbyllën sezonin e rregullt me një rekord prej 37 fitoresh dhe 45 humbjesh, kështu që vendimi i Jackson për të larguar teknikun 56-vjecar nuk ishte aspak surprizë.

Megjithatë mjeshtri Zen në një intervistë bëri me dije se ai e respekton shumë Woodsonin, megjithatë ajo që detyroi atë të merrte një vendim të tillë kishte të bënte me faktin se nuk mund të lejonte një teknik që nuk kontrollonte dot basketbollistët e tij të vazhdonte të qëndronte në krye të ekipit. Të gjithë këtu e respektojnë Mike-un dhe i urojnë atij gjithë të mirat vijoi më tej Jackson. Mike Woodson mori drejtimin e New-Yorkut në sezonin 2011-2012 dhe në krye të Knciksave në 188 ndeshje koleksionoi 109 fitore dhe 79 humbje, përfshirë këtu edhe 54 sukseset e sezonit të kaluar që i dhanë mundësi New-Yorkut të fitonte titullin e divizionit të Atlantikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat