Capello: Tërhiqem si trajner pas Botërorit 2018

Sporti

Capello: Tërhiqem si trajner pas Botërorit 2018

Më: 21 prill 2014 Në ora: 21:11

Fabio Capello, trajneri aktual i kombëtares së Rusisë do ta mbyllë karrierën e tij në vitin 2018. Pas kupës së botës që do të zhvillohet pikërisht në Rusi numri 1 i stolit të përfaqësues lindore do të ketë mbushur moshën 71 vjec. Në një intervistë për agjensinë online të lajmeve R-Sport trajneri italian bëri të ditur faktin se pas përfundimit të kampionatit botëror që përfaqësuesja që ai drejton do të zhvillojë në vendin e saj, ai do të japë fund trajningut.

Në vitin 2018 do të jetë tamam koha për të thënë stop deklaroi Capello para gazetarëve "stoli i kombëtares ruse do të jetë I fundit në karrierën time si trajner" shtoi më tej 67-vjecari. Do të veproj si Alex Ferguson vijoi ish trajneri i Anglisë. Capello tha se Sër Alex u tërhoq në moshën 72-vjecare ndërsa ai do të tërhiqet një vit më parë. Disa muaj më parë Capello rinovoi kontratën e tij me federatën Ruse të futbollit deri në vitin 2018 pikërisht për ta drejtuar kombëtaren lindore në kupën e botës që do të zhvillojë në vendin e saj.

Don Fabio mori drejtimin e 1-herë kampionëve të Europës në vitin 2012 duke zëvendësuar holandezin Dick Advocat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat