Nuhiu dhe Metaj shënuan gola

Sporti

Nuhiu dhe Metaj shënuan gola

Nga: K.Goca Më: 21 prill 2014 Në ora: 19:26

Shqiptari Atdhe Nuhiu vazhdon me gola në fanellën e skuadrës së Sheffield Wednesday. Ai megjithëse që shënoi, nuk mjaftoi që të shënojë fitore skuadra e tij, por si vendas pësuan humbje me rezultat 3:2 nga Charltoni në ndeshjen e javës së 44-të të Championshipin (Liga e Dytë e Anglisë). Futbollisti Nuhiu shënoi gol në minutën e minutën e tretë, por nuk kontribuoi që të dalim me rezultat pozitiv. Nuhiu luajti titullar, ndërsa Sheffield Wednesday renditet në vend të 15-të me 53 pikë ose ka tetë më shumë së Charlton i 18-ti. Shkodran Metaj shënoi gol për Emmen-in, e cila si mysafir shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Sparta nga Rotterdami. Metaj luajti tërë takimin, ndërsa në minutën e 49-të qe i pagabueshëm nga penalltia dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij. Pas javës së 37-të të Ligës së Dytë në Holandë, Emmen zënë vendin e 13-të me 50 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat