Kabashi pret vizën që të shkojë në Gjermani

Sporti

Kabashi pret vizën që të shkojë në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2014 Në ora: 19:24

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Enis Kabashi, anëtar i KH Prishtina, lutet që të marr vizën nga ambasada gjermane dhe ti bashkohet ekipit të Ligës së Katërt të Gjermanisë, TG Landshut nga Munihu. Ai tash e sa ditë është në negociata me klubin gjerman dhe shpreson të pajiset me vizë. “E gjitha varet nga ambasada gjermane se a do të më lëshojnë vizën që të udhëtojë për në Gjermani me 29 prill. Ata më kanë dërguar ftesë që të jam me 24-25 prill, por me at datë luhet Kupa e Kosovës, kështu që më kanë mundësuar të iu bashkohem me 29 prill”, ka thënë Kabashi. Ai e sheh si mundësi të artë që të vazhdojë karrierën në Gjermani, që do ta ndihmonte shumë edhe në avancimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat