Tirana bën llogaritë, i duhet fitore me gola ndaj Vllaznisë

Sporti

Tirana bën llogaritë, i duhet fitore me gola ndaj Vllaznisë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 17:48

Java e 30 e kategorisë superiore i rezervon Tironës një nga sfidat më të rëndësishme të fazës së tretë, pasi përballë bardhebluve në Qemal Stafa do të jetë Vllaznia, një rivale direkt në garën për mbijetesë.

Suksesi i mundshëm ndaj shkodranëve përveçse do të ishte një hap i sigurtë për qëndrimin në superiore, do t’i lejonte drejtuesit e Tironës të vendosnin pikat mbi i edhe për disa çështje të së ardhmes.

Pavarësisht se është Besa skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria, Gugash Magani po i bën llogaritë për të lënë pas edhe Vllazninë, e cila nuk ka në favorin e saj kalendarin e sfidave të mbetura.

Shkodranët kanë grumbulluar në këto 29 javë 1 pikë më shumë se bardheblutë dhe në rast barazimi me pikë në fund të kampionatit, për të përcaktuar skuadrën që renditet më lart do të hynin në lojë përballjet direkte.

Në takimin e fazës së parë të zhvilluar në Loro Borici, kuqeblutë fituan me rezulatatin e pastër 2-0, ndërsa sfida e kthimit në Tiranë përfundoi në barazim 1-1.

Për këtë arsye 24 herë kampionët e Shqipërisë edhe pse si objektiv parësor kanë fitoren, në varësi të lojës do të tentojnë një sukses me rezultat të thellë, për t’i paraprirë çdo lloj skenari të mundshëm të renditjes së përgjithshme.

Me ritkhimin e Kahatës me grupin, Magani do ta ketë grupin e plotë ndaj shkodranëve, pasi edhe Gilberto e ka hedhur pas krahëve dëmtimin që pësoi 3 javë më parë me Laçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat