Red Bull, Vettel: Nuk ia vlen të qahemi

Sporti

Red Bull, Vettel: Nuk ia vlen të qahemi

Më: 21 prill 2014 Në ora: 17:04

Kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel nuk kërkon të gjejë alibi për dështimin në garën e fundit të zhvilluar në Shanghai ku u parakaluar edhe nga shoku i skuadrës, Riccardo. Austriaku nënvizon se skuadra Red Bull duhet të punojë shumë për të ngushtuar diferencën me Mercedes.
“Nuk na shërben për asgjë nëse qahemi në këto momente. Makina jonë ka një potencial të pabesueshëm dhe duhet të punojmë për të marrë sa më shumë nga njëvendëshja RB10. Jam i sigurt se do ta zbulojmë shkakun pse makina nuk është e shpejtë”.

Por nëse Vettel nuk arrin ta gëlltisë vendin e pestë në Kinë, Ricciardo i qahet fatit të keq duke u shprehur se kërkoi deri në fund të arrinte podiumin. Australiani me origjinë italiane premton gjithashtu se do të punojë gjatë javëve të ardhshme për ta shënjestruar këtë objektiv në garën e Barcelonës. Pas 4 garave të para, kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel ka grumbulluar 33 pikë, 46 larg Nico Rosberg që mban edhe kreun në klasifikimin e përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat