Vedati i “Stupcave”, menaxher i futbollistëve!

Sporti

Vedati i “Stupcave”, menaxher i futbollistëve!

Më: 21 prill 2014 Në ora: 16:43

Nuk është Prishtina e as Remzi Ejupi ai që i dërgoi në Belgjikë futbollistët Emir Sahiti e Edon Zhegroa të klubit kryeqytetas. Fjalën kryesore e pati tjetërkush.Ai është humoristi i njohur, Vedat Bajrami, i cili ka kryer të gjitha punët që pos Emirit (15-vjeç) dhe Edonit (15-vjeç) në prova te Standardi të zbarkojë edhe Suad Sahiti (19-vjeç).

Lajmin e bën të ditur një burim shumë i sigurt, por të njëjtën gjë e vërteton edhe nëna e futbollistëve Sahiti. “Vedat Bajrami qëndron prapa provimit të këtyre futbollistëve në Belgjikë. Ai i ka kryer të gjitha shpenzimet e tyre. Vedati nuk ka dashur që kjo të bëhet e madhe dhe t’i dalë emri nëpër media”, thotë burimi i gazetës ‘sportplus’.

Të dy vëllezërit Sahiti i kanë kaluar provat dhe iu kanë pëlqyer shumë ekspertëve të futbollit belg dhe me këtë i bie që Vedat Bajrami e ka filluar mirë punën e menaxherit. Këtë e konfirmon edhe nëna e vëllezërve Sahiti, Zarifja. “Djemtë kanë shkëlqyer në Belgjikë. Kanë treguar formë të lartë dhe ekspertëve belgë e ju kanë pëlqyer.

Djemtë e mi i kanë kaluar provat edhe në Itali dhe deri ditën e mërkurë nuk do të vendosim asgjë. Besoj që pas të mërkurës do të vendosim se ku do të vazhdojnë karrierën në Itali apo Belgjikë”, tha nëna e vëllezërve Sahiti, e cila është duke i pritur lejet e punës nga Italia për djemtë e saj, derisa e konfirmoi se Vedati ka qenë ai që i ka dërgar në Belgjikë. Ndërkohë humoristi i njohur, Vedat Bajrami, i cili njihet edhe për karrierën e tij si portier në të kaluarën, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, por nuk e ka pohuar e as mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat