Mbahet turneu memorial “Bedri Ajeti”,

Sporti

Mbahet turneu memorial “Bedri Ajeti”,

Më: 21 prill 2014 Në ora: 16:42

Është mbajtur dje, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë turneu momorial “Bedri Ajeti” në kategorinë e juniorëve, kadetëve dhe minikadetëve. Morën pjesë rreth 90 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës. Kampion në këtë turne momorial “Ilir Lushtaku” për vitin 2014 dolën Leart Beqiri dhe Hanife Zeqiri për Junior, Bleron Murseli dhe Alma Mehmeti për Kadetë, Fati Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti për Minikadet.

Në kategorinë e minikadeteve në gjysmëfinale u takuan, Alma Mehmeti dhe Bleona Mehmeti, fitoi Alma 3:0, në gjysmëfinalen tjetër u takuan Jerina Rexhepi dhe Sanije Demiri, pas pesë setave fituese doli Jerina me 3:2, në finale Alma ishte ma e mirë se Jerina, rezultati 3:0.
Në kategorinë e minikadetëve në gjysmëfinale u takuan, Fati Karabaxhaku dhe Shpend Raskova, fitoi Fati 3:0, në gjysmëfinalen tjetër Blendi Gërguri dhe Edi Karabaxhakun fitoi Blendi me 3:0, në finale Fati e mposhti Blendin me 3:0.
Në kategorinë e kadeteve, mungesën e 3 të parave më së miri e shfrytëzoi Alma Mehmeti që zuri vendin e parë. Në gjysmëfinalën e parë u takuan Alma Mehmeti dhe Aurora Geci, fitoi Aurora me 3:1, në gjysmëfinalen tjetër Jeta Kabashi mposhti Gentiana Shalen me 3:1. Në finale Alma ishte më e mirë se Jeta dhe fitoi me 3:0.

Në kategorinë e kadetëve, mungesën e 3 të parëve më së miri e shfrytëzoi Bleron Murseli që zuri vendin e parë. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Elvedin Qollakoviq dhe Fati Karabaxhaku, fitoi Elvedini 3:0, në gjysmëfinalen tjetër Bleron Murseli mposhti Hektor Kryeziun me 3:1. Në finale pavarsisht faktit që Elvedini kishte epërsinë e dy setave dhe i kishte 4 meq poena në setin e pestë, fitoi Bleroni me 3:2.

Në kategorinë e junioreve në gjysmëfinalen e parë u takuan Hanife Zeqiri dhe Trina Mëziu, Trian i bëri rezistencë Hanifes por jo mjaftueshëm, pasi në fund Hanifja fitoi me 3:2, në gjysmëfinalen tjetër Arta Dajaku pati punë ma të lehtë për të fituar ndaj Jeta Kabashit me rezultat 3:0.

Finalja ishte e nivelizuar, të dy lojtaret treguan dëshirën për fitore, por edhe kesaj radhe Hanifja triumfoi duke fituar me 3:2.

Në kategorinë e juniorëve për befasi u kujdes Yll Dragidella që mposhti Blendon Lutën në të tetën e finales. Ai në gjysmëfianle u mposht nga Leart Beqiri me 3:1, gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Riad Çitakut dhe Jon Shalës ishte më e nivelzuar, u deshën pesë seta që të caktohej fituesi, Riad Çitaku, me rezultatin 3:2. Në finale Learti ishte më i shlodhur se Riadi, dhe fitoi me meritë me rezultat 3:0.

Turneu ishte mirë i organizuar nga FPPK, kurse për fituesit u dhanë diploma, medale dhe Kupa. Ndërsa, në këtë turne nuk morën pjesë 3 kadetët dhe kadetet më të mirë, pasi ata janë duke përfaqësuar Kosovën në Konya/Turqi, në Turneun e katërt me radhë të Internacional Rumi Children Sports, e kjo ju dha rast pingpongistëve të tjerë. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat