Tyson dhe Holyfield bashkë, 17 vjet pas kafshimit të veshit

Sporti

Tyson dhe Holyfield bashkë, 17 vjet pas kafshimit të veshit

Më: 21 prill 2014 Në ora: 15:57

Dy prej boksierëve më të famshëm në botë, janë takuar sërish bashkë në New York, në tapetin e kuq të Tribeca Film Festival.

Mike Tyson dhe Evander Holyfield, pas 17 vjetësh nga ndeshja mes tyre në Las Vegas, ku Tyson e kafshoi me dhëmbë në vesh Holyfield, duke i këputur një pjesë të tij, janë bërë sërish bashkë, por pa mëri.

Dy boksierët u takuan për realizimin e dokumentarit “Champs”, i cili i dedikohet pikërisht botës së boksit.

Holyfield në këtë dokumentar është një nga boksierët e intervistuar, ndërsa Tyson ka marrë pjesë në projekt në cilësinë e producentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat