Shiten të gjitha biletat ”VIP” për ''Final Four”

Sporti

Shiten të gjitha biletat ”VIP” për ''Final Four”

Më: 21 prill 2014 Në ora: 14:55

Interesimi për ‘Final Four''-in e Ligës Ballkanike në Prishtinë është tejet i madh. Kështu shkruan uebfaqja zyrtare e Ligës Ballkanike, e cila duket se i është gëzuar vendimit për mbajtjen e pjesës finale të garës në kryeqytetin kosovar.
BIBL ka njoftuar se tashmë të gjitha biletat ‘VIP’ janë shitur, ndërsa ata presin një atmosferë fantastike në palestrën ‘bardhekaltër’ me datat 25 e 27 prill, kur do të zhvillohet ndeshjet gjysmëfinale, përkatësisht finalja.

Sigal Prishtina, si organizatore e këtij ‘Final Fouri’, do të luajë kundër skuadrës izraelite, Galil Gilboa, që njëherësh është kampione në fuqi.

Në anën tjetër, sfida tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo ndërmjet Levski Sofjes dhe Balkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat