Pogba: PSG është një klub i madh

Sporti

Pogba: PSG është një klub i madh

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:38

Vendimtar kundër Bolognas por kontradiktor një ditë më pas. Edhe pse ka deklaruar përherë se dëshira e tij është ta vazhdojë karrierën te Juventusi, Paul Pogba lëshon një sinjal të qartë në drejtim të Paris Saint Germain. “E ardhmja ime? Tani mendoj të fitoj kampionatin por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk kemi folur për rinovimin por as për të ardhmen time. Nëse dëshiroj majat duhet të ndjek shembujt e Vieira, Buffon dhe Pirlos. PSG mbetet një hipotezë për të ardhmen time sepse është një klub i madh”, thekson talenti transalpin në një intervistë dhënë për mediat franceze.

Një deklaratë që nuk lë shumë vend për interpretime por as e papritur sepse edhe vetë shoqëria bardhezi nuk ka dalë me një qëndrim unanim, duke lënë të kuptohet se e ka nxjerrë talentin në ankand duke pritur ofertën më të majme. Një vendim përfundimtar do të merret në fund të sezonit por mesfushori bardhezi lë të hapur çdo spirale duke nënvizuar se marrëdhënia që ka më shoqërinë është shumë e mirë dhe nuk përjashtohet mundësia e rinovimit të mundshëm të kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat