Ronaldo: Sezoni më i mirë i Modric

Sporti

Ronaldo: Sezoni më i mirë i Modric

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:14

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, beson se Luka Modric aktualisht është duke u kënaqur me sezonin e tij më të mirë në karrierë.
Ronaldo i cili është përballur me Modricin disa herë në Ligën Premier, thotë se 28 vjeçari meriton komplimente për paraqitjet e forta për Realin.

"Unë e njoh atë që shumë vite nga Liga Premier. Ai po tregon futbollin më të mirë në karrierën e tij këtë sezon. Jo vetëm që po luan në mënyrë fantastike, por këtë po e bën vazhdimisht, e në Spanjë për këtë klub kjo nuk është e lehtë".

"Ai është një prej lojtarëve tanë kryesorë. Ai është modest. Ne shkojmë shumë mirë", ka deklaruar Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat