Rodgers: Sterling, i riu më i mirë në Evropë

Sporti

Rodgers: Sterling, i riu më i mirë në Evropë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:11

Për menaxherin e Liverpoolit, Brendan Rodgers, Raheem Sterling është lojtari i ri më i mirë në botë, pasi anësori shënoi dy herë në fitoren prej 3-2 të The Reds ndaj Norëichit të dielën.
Vizitorët shkuan pesë pikë larg Chelseat në tabelën e Ligës Premier me fitoren e fundit, që ishte fitorja e 11-të radhazi dhe i afron ata në triumfin e parë pas 24 vitesh në Ligën Premier.

"Mendoj se Sterling është pa dyshim lojtari i ri më i mirë në Evropë".

"Ai duhet ta fitojë çmimin e Lojtarit të Ri më të Mirë të Vitit. Unë vërtet jam i kënaqur me pjekurinë e tij. Ai punon shumë".

"Ne kemi tentuar të luajmë me të në shumë pozicione, për të përmirësuar inteligjencën e tij futbollistike. Ai startoi si mesfushor ofenziv e tani është sulmues i djathtë".

"Ai është shumë modest dhe ka besim të madh e tru shumë të zhvilluar të futbollit", ka thënë Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat