United "tremb" Milanin, sytë nga Adil Rami

Sporti

United "tremb" Milanin, sytë nga Adil Rami

Më: 20 prill 2014 Në ora: 23:58

Adil Rami tregoi se kishte sharë në tre gjuhë kur topi shënjestroi traverse në sfidën me Livornon, duke i mohuar golin, në frëngjisht, spanjisht e italisht, por edhe pse nuk shënoi aventura e tij kuqezi po vijon më së miri dhe nuk ka nevojë të hidhërohet, madje me sinqeritet pohoi se nuk donte ta adresonte topin në rrjetë por t’i shërbente Mexes. Por në realitet ai gol një vlerë do ta kishte, mbi të gjitha për të ardhmen e tij.

Rami, ndeshje pas ndeshje ka misionin të bindë Milanin që ta blejë në mënyrë përfundimtare. Ai mund të kishte qenë goli i katërt për të në 18 ndeshje dhe për një mbrojtës një shifër e tillë nuk është aspak keq.

Problemi qëndron te Valencia që ka në pronësi kartonin e tij dhe e ka huazuar te Milan. Pavarësisht se klubi spanjoll dhe futbollisti i kanë prishur raportet, duket se shoqëria spanjole kërkon ta shfrytëzojë në maksimum rendimentin e Rami. Jo vetëm duke bërë që të respektohet shuma e fiksuar për blerjen e kartonit, (rreth 7 milionë euro), me Milanin që kërkon një skonto, por duke tentuar të nisë një ankad.

Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", në ndjekje të mbrojtësit është Manchester United, që mund të arrijë deri te një ofertë prej 12 milionë eurosh për të.

Nga ana tjetër, Milani deri në fund të kampionatit nuk mund të japë garanci të karakterit ekonomik, ndaj rreziku që ta humbasë futbollistin është mëse konkret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat