Sevilla, 4 “shuplaka” Granadas

Sporti

Sevilla, 4 “shuplaka” Granadas

Më: 20 prill 2014 Në ora: 22:54

Sevilla i jep 4 shuplaka Granadas në sfidën e luajtur Ramon Sanchez Pizjuan, duke konsoliduar pozitat në zonën europiane me 59 pikë të grumbuara në 34 javë. Formacioni i Unay Emeri e dominoi krejtësisht këtë takim, edhe pse në pjesën e parë u mjaftua vetëm me autogolin e Mainz në minutën e 14. Andaluzianët shpërthyen gjatë 45 minutave të dyta fillimisht me Gamieron në të 51. Gol që dyfishoi rezultatin, ndërsa Mbia e më pas Vitolo vulosën fitoren e thellë të vendasve, që me këtë rezultat i bëjnë presion Atletic Bilbaos për vendin e katërt, që siguron pjesëmarrjen në Champions Ligë. Nga ana tjetër kjo humbje nuk e rrezikon shumë pozicionin e Granadas, e cila pavarësisht rezultatit negativ përfitoi nga fakti se asnjë nga skuadrat e fundtabelës nuk arriti të fitonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat