Xhaka përfundon stinorin me suspendim

Sporti

Xhaka përfundon stinorin me suspendim

Më: 20 prill 2014 Në ora: 22:32

Mesfushori shqiptar është ndëshkuar me karton të kuq dhe ka pasur një debat të ashpër me arbitrin, për këtë pritet të mungojë në tri ndeshjet e fundit të Bundesligës. Granit Xhaka në ndeshjen e fundit të Borussia Moenchengladbachut ndaj Freiburgut është ndëshkuar me karton të kuq dhe pas një fjalosjes me arbitrin e lojës, tani duhet të përballet me pasojat. Kjo ishte paraqitja e tij e parë si titullar nga 1 marsi. Sipas rregullave në fuqi ai pritet të dënohet me tri lojë, aq sa kanë mbetur deri në fund të stinorit. “Ky arbitri nuk ka vend në Bundesliga”, tha Xhaka pas lojës. Për kartonin dhe komentet e tij, Xhaka pritet të dënohet për 3 ndeshje sa edhe kanë mbetur deri në fund të stinorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat