Partizani shikon Europën, mposht Kukësin

Sporti

Partizani shikon Europën, mposht Kukësin

Më: 20 prill 2014 Në ora: 19:23

Titulli kampion mbetet thjesht një ëndërr për Kukësin, që bie në kryeqytet ndaj Partizanit, me të kuqtë që konsolidojnë pozitën në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm. Një supergol i Migen Memellit në pjesën e parë rikltheu te fitorja Partizanin me objektivin Europa Ligë që është edhe më pranë. Sfida e Qemal Stafës nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që kërkuan fillimisht të studionin njëra-tjetrën. Për të shënuar rastin e parë duhej të kalonon 20 minuta lojë. Pas një kombinimi të saktë mes Memellit dhe Nexhipit, shqiptaro-maqedonasi nuk arrin të koordinohët si duhet në goditje. Kundërpërgjigjet Cikalleshi dy minuta më pas me një finalizim potent nga distanca me topin që kalon pak centemetra mbi tra. Në të 25 të kuqtë pretendojnë për një prekje të topit me dorë në zonën e Kukësit, por për gjyqtarin Pashaj gjithcka është e rregullt. Takimi u zhbllokua në minutën e 30 me një supergol të Migen Memellit, i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi të fituar nga Nexhipi. Pjesa e parë u mbyll me fluturimin e Alban Hoxhës, i cili i mohoi golin Cikalleshit nga distanca. Pjesa e dytë nis me ritëm të ulët me skuadrën verilindore që mundohet të ushtrojë presion në gjysmëfushën e të kuqve, të cilët sapo gjejnë rastin kërkojnë të godasin nëpërmjet kundërsulmit (56).

Tentativa e parë e Kukësit në këtë pjesë vjen në minutën e 65 me Allmucën, por topi përfiton mbi tra. Në të 67 goditja e Cikalleshit kontrollohet lehtësisht nga Hoxha për të ardhur më pas te minuta e 79 kur gjyqtari Pashaj ndëshkon me karton të kuq Labinot Ibrahimin i cili futet në fushë pa marrë sinjalin e kryesorit. Në të 82 një goditje me dy takime në zonën e Partizanit nuk shfrytëzohet nga Cikalleshi, i cili nuk gjen kuadratin. Në minutat e fundit edhe pse në inferioritet numerik formacioni i Marcio Sampaios arrin ta administrojë lojën, ndërsa verilindorët nuk kanë forca për të ndryshuar fatin e takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat