Vdes Rubin “Hurricane” Carter (Video)

Sporti

Vdes Rubin “Hurricane” Carter (Video)

Më: 20 prill 2014 Në ora: 18:24

Rubin “Hurricane” Carter, boksieri i cili gabimisht kishte vuajtur dënimin për vrasje dhe që u bë simbol i padrejtësisë racore, ka vdekur sot në moshën 76 vjeçare.

Shoku i tij John Artis ka thënë se ai ka vdekur në gjumë në New Jersey. Carter kishte kaluar 19 vite burg i dënuar për vrasjen në vitin 1966 të cilën asnjëherë nuk e kishte bërë.

Ai ishte liruar në nëntor të vitit 1985 pas shumë apeleve madje edhe këngës që e kishte bërë Bob Dylan me emrin “Hurricane”. Më von edhe Denzel Washington kishte luajtur filmin mbi jetën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat