Gashi e Sadiku të dëshpëruar

Sporti

Gashi e Sadiku të dëshpëruar

Më: 20 prill 2014 Në ora: 18:04

Dy futbollistët nga Kosova, Ardian Gashi dhe Loret Sadiku, janë të dëshpëruar, ngase me skuadrën e tij, Helsingborg, u kthyen duarthatë. Helsingborg-u pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Halmstad, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit të Suedisë. Kjo ishte humbja e tretë pas një fitoreje e një barazimi. Gashi e Sadiku luajtën titullarë, por me bashkëlojtarë të tjerë nuk ia dolën që të paktën të kthehen me një pikë. Helsingborg-u tash për tash janë në vend të 12-të me vetëm katër pikë sa ka edhe Halmstad një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat