Curri: Nuk kam vendosur të luaj për Kosovën

Sporti

Curri: Nuk kam vendosur të luaj për Kosovën

Më: 20 prill 2014 Në ora: 11:06

Debatik Curri mohon një largim të mundshëm nga kombëtarja kuqezi, duke hedhur poshtë zërat e ditëve të fundit që kanë qarkulluar në media për një bashkim të mundshëm të tij me Kosovën. Në një lidhje telefonike me emisionin “Zona Gol”, Curri u shpreh se dëshiron që ta mbyllë karrierën me kombëtaren e drejtuar nga De Biasi.

Debatik Curri: “Më kanë thënë familjarët për atë që është thënë. Kam luajtur shumë ndeshje me Shqipërinë dhe kisha dashur ta mbylla karrierën si kuqezi edhe pse vendimin e merr trajnerit”.

Curri shton gjithashtu se ka kontaktuar me ndihmësin e trajnerit De Biasi. Sipas tij, tekniku italian ka kërkuar informacion për aktivizimin e tij me skuadrën e Sevastopolit. Sipas mbrojtësit 29-vjeçar, kontakte me drejtuesit më të lartë të Federatës së Kosovës ka pasur, ai nënvizon se nuk ka marrë një vendim për të përfaqësuar këtë kombëtare.

Debatik Curri: “Nga Kosova janë interesuar por nuk kemi biseduar që unë të luaj për kombëtaren e Kosovës. Sapo kalova në klubin e ri kam menduar që duhet të rifitoj formën dhe jo për kombëtaret”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat