LA Clippers mposhtet nga Golden State në sfidën e parë Play-Off

Sporti

LA Clippers mposhtet nga Golden State në sfidën e parë Play-Off

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:59

Nis në malore faza Play-Off për Los Angeles Clippers. Skuadra kaliforniane edhe pse kishte zhvilluar një sezon të rregullt shumë të mirë u mposht në ndeshjen e parë nga Golden State Warriors me rezultatin 109-105. Një fitore shumë me vlerë për ekipin nga Oakland që tashmë kryeson 1-0 me ndeshje. Përcaktues për miqtë në këtë sfidë ishin Klay Thompson me 22 pikë dhe 5 asist si dhe David Lee me 20 pikë dhe 13 rebound. Në Staple Center të Los Anglelesit ndeshja nisi shumë më mirë për Clippers. Golden State nuk shënoi asnjë nga 8 gjuajtjet e saj në minutat e para duke u dhënë mundësinë vendasve të kryesonin me shifrat 12-1 një avantazh me të vërtetë i frikshëm që në start.

Megjithatë djemtë trajnerit Mark Jackson reaguan duke shënuar 9 pikë radhazi dhe perioda e parë u mbyll me një avantazh prej 5 pikësh në favor të Los Anglelesit.12-minutëshi i dytë ishte shumë më i mirë për Warriors. Një gjuajtje e saktë për tre pikë e Stephen Curry i çoi shifrat në 43-40 me miqtë që morën për herë të parë avantazhin në këtë takim. Pas një loje shumë intensive pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 52-52. Pas pushimit skena ishte e gjitha për David Lee që së bashku me Thompson e zgjatën deri në 11 pikë avantazhin e skuadrës së tyre. Gjithsesi nuk vonoi shumë dhe Clippers reaguan me Chris Paul që realizoi disa kosha radhazi. Megjithatë perioda e tretë përfundoi me shifrat 87-79 në favor të miqëve. Edhe 12 minutëshi i fundit nisi më mirë për Clippers. Disa kosha të Redicck dhe Griffin që shënuan respektivisht 22 dhe 16 pikë në total barazuan shifrat në 99-99. Por pavarësisht kësaj Thompson shënoi nga vija për tre duke i dhënë sërish kryesimin skuadrës nga Oakland.

Gjithsesi në pjesën e dytë Chris Paul ishte thjesht fantastik dhe 2 minuta e 27 sekonda barazoi sërish rezultatin. Ylli i Clippers realizoi në total 28 pikë në këtë sifdë por ato nuk i mjaftuan vendasve për të fituar ndeshjen pasi në pjesën mbetur të lojës Warriors u treguan më të saktë duke e mbyllur takimin me fitoren e tyre 109-105. Me avantazhin 1-0 në favor të Golden State ndeshja e dytë mes tyre do të luhet sërish në Los Angeles mëngjesin e të martës. Në sfidat e tjera të mbrëmjes bie në sy humbja në shtëpinë e saj e Indiana Pacers ndaj Atlanta Hawks 101-93. Oklahoma kaloi 100-86 Memphis Grizzlies ndërsa Brooklyn Nets fitoi në transfertën e Kanadasë ndaj Torontos me rezultatin 94-87.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat