PSG fiton Kupën e Ligës

Sporti

PSG fiton Kupën e Ligës

Më: 20 prill 2014 Në ora: 08:58

Paris Saint Germaini ka fituar trofeun e parë sezonal duke mposhtur Lyonin në finale të Coupe De La Ligue me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në Stade de France në kryeqytetin francez.
Shumë herët kampioni krijoi epërsi (4’). Lavezzi dërgoi me thembër një top në drejtim të Edinson Cavanit, i cili arriti të realizojë.

Në vazhdim, arbitri akordoi penalti në favor të PSG, edhe pse ndërhyrja ndodhi jashtë zonë. Sidoqoftë, Cavani ndëshkoi me golin e dytë (33’).

Në pjesën e dytë, Lyoni u kthye në lojë me nj gol të shënuar nga Alexandre Lacazette, mirëpo nuk mundi që së paku ta barazonte rezultatin deri në fund.

Kjo është hera e katërt që Paris Saint Germaini e fiton këtë kupë (pas pesë finalesh) dhe njëherësh vë rekord në numrin e trofeve të fituara të Coupe De La Ligue me një më shumë se Marseille dhe Bordeaux që kanë nga tri.

Ndërkaq, për Lyonin, kjo ishte finalja katërt e humbur, ndërsa vetëm një herë e ka fituar.

PSG është në rrugë për ta fituar edhe titullin e Francës. Kampioni në fuqi ka dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Monaco, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat