Kategoria e Parë, “poker” i Apolonisë, bie Elbasani

Sporti

Kategoria e Parë, “poker” i Apolonisë, bie Elbasani

Më: 19 prill 2014 Në ora: 20:28

Apolonia drejt Kategorisë Superiore. Skuadra fierake shkatërron Dinamon në “Selman Stermasi” me rezultatin 4-0 duke konsoliduar pozitat në vendin e dytë të Kategorisë së Parë me 54 pikë, 8 më shumë se Tërbuni i vendit të tretë. Janë pikërisht pukjanët ata që shtrojnë rrugën e Apolonisë drejt rikthimit në Superiore pas humbjes 1-0 që pësuan në Himarë. Ndërkohë, Elbasani kryesues pësoi një disfatë pa shumë dëme në transfertën e Mamurrasit me rezultatin 4-3. Për verdheblutë, kjo është humbja e pestë sezonale që rihap gjithashtu edhe luftën për titullin kampion pasi Apolonia e ndjek me vetëm një pikë më pak.

Në takimet e tjera, Kamza rrëshkiti sërish në vendin e parafundit pas humbjes 1-0 në fushën e Pogradecit, ndërsa Albpetroli mbetet ende në fund të klasifikimit, pavarësisht fitores 3-1 ndaj Luftëtarit që mbetet në kuotën e 31 pikëve. Fitore me peshë në luftën për mbijetesë arriti edhe Veleçiku që kaloi 2-1 Shkumbinin duke u ngjitur në vendin e 14, ndërsa Tomorri ra në Berat pasi u mund 3-1 nga Burreli. Fitore surprizë regjistroi edhe Ada e Velipojës 2-0 në fushën e Butrintit, duke u ngjitur në vendin e 9 të klasifikimit me 34 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat