Shoshi: Fitore e merituar. Isufi: Gabuam

Sporti

Shoshi: Fitore e merituar. Isufi: Gabuam

Më: 19 prill 2014 Në ora: 20:26

Trajneri i Besës, Valdet Shoshi u shfaq i lumtur për fitoren e arritur ndaj Dritës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-0.

“Në pjesën e parë e kontrolluam lojën. Mendoj se ishte në fitore e merituar. Morëm një 3 pikësh të rëndësishëm. Të gjithë lojtarët luajtën mirë. Jemi në një pozicion të mirë në tabelë, por iu siguroj se sezonin e ardhshëm do të jemi shumë mirë. Kam besim tek kjo skuadër. Tashmë mund të them se që të gjithë jemi më të qetë.”

Nga ana tjetër, trajneri i Dritës, Bekim Isufi, e pranoi se skuadra e tij, pagoi shtrenjtë disa gabime, duke uruar kundërshtarin për fitoren.

“Në pjesën e parë nuk pësuam asnjë gol, por në të dytën bëmë disa gabime dhe u ndëshkuam. Besa e meritoi fitoren. Nuk luhet futboll kur pëson gola por luhet që nga fillimi i takimit. Duhet të punojmë për sfidën e radhës dhe të përmirësohemi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat