Haxhiosmanovic i kënaqur me fitoren

Sporti

Haxhiosmanovic i kënaqur me fitoren

Më: 19 prill 2014 Në ora: 20:26

Trajneri Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanovic u shpreh i kënaqur për fitoren e marrë ndaj Kastriotit në Krujë por qëndroi me këmbë në tokë duke theksuar se gara për mbijetesën nuk është mbyllur ende.

“Ne e kishim përgatitur këtë ndeshje sipas mënyrës sonë. Si gjithmonë i marrim sfidat një e nga një. Jemi të gëzuar që gjithçka shkoi mirë. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë derisa të sigurojmë qëndrimin në kategori”.

Takimi i ardhshëm për Vllazninë në kampionat do të jetë me Tironën në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat