Zeka i dhuron fitoren Besës kundër Dritës

Sporti

Zeka i dhuron fitoren Besës kundër Dritës

Më: 19 prill 2014 Në ora: 18:41

Dritës nuk i mjaftoi as afrimi i një trajneri të ri në krye të skuadrës, pasi Bekim Isufi në ndeshjen e tij të parë në drejtim nuk udhëhoqi dot gjilanasit drejt fitores në transfertën me Besën. Skuadra pejane triumfoi 2-0 me dy gola të veteranit Haxhi Zeka, duke parakaluar tashmë dhe Dritën në renditje. Në fraksionin e parë Besa ishte dominuese duke shpërdoruar disa mundësi shënimi dhe me Gashin, Durakun e Ilir Nallbanin, me këtë të fundit madje që goditi dhe shtyllën.

Goli që mungoi në pjesën e parë erdhi në fillimin e së dytës, me Zekën, i cili i sapo futur si zëvendësues i dha epërsinë të tijve. Drita u përpoq të arrinte te barazimi por Zeka i ndëshkoi sërish duke i dhënë tre pikët ekipit pejan, që ngjitet tashmë në koutën e 36 pikëve, duke mbajtur dhe vendin e pestë në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat