Martino: "Nuk mund ta imagjinoj Messin larg Barçës"

Sporti

Martino: "Nuk mund ta imagjinoj Messin larg Barçës"

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:44

Vendin kryesor në konferencën për shtyp të Tata Martinos e zunë temat më të nxehta që lidhen me të ardhmen e tij, të Messit dhe situatën e trazuar të skuadrës.

“Nuk ndiej asnjë kënaqësi nga puna ime dhe nuk shikoj asgjë pozitive pas humbjes së dy titujve dhe të tretit që tashmë është shumë i vështirë. Në lidhje me të ardhmen time, çfarë ka ndodhur nuk ka sjellë asnjë ndryshim, pra nuk kam asgjë për të komunikuar", u shpreh ai.

Në një kohë kur shumë zëra qarkullojnë për një largim të paimagjinueshëm të Messit, e ardhmja e trajnerit argjentinas vazhdon të qëndrojë pezull, por ai tenton të shuajë çdo dyshim për fatin e Leos larg Barçës.

“Unë dhe 99% e njerëzve të botës së futbollit jemi të habitur që flitet për të ardhmen e Messit. Janë fjalë që nuk duhen marrë për bazë dhe me mendjen time, as që nuk mund ta imagjinoj Messin që karrierën ta mbyllë larg Barcelonës."

Në vazhdim Martino pohoi se morali i skuadrës ka rënë sepse mori tre goditje të forta brenda pak ditësh, por forca është e madhe për të reaguar e për të luftuar deri në fund të sezonit. Sikur të mos mjaftonin telashet, vuajtja e Barçës është bërë edhe më e rëndë me humbjen e Neymar. Veç brazilianit, tekniku argjentinas komentoi edhe çfarë pritet nga takimi me Bilbaon.

“Nuk jam optimist dhe e shikoj të vështirë rikthimin e Neymar brenda këtij sezoni. Kemi humbur një lojtar të kategorisë së lartë. Ndaj Bilbaos presim më shumë lojë në ajër, është karakteristikë e tyre. Izolimi i lojtarëve të rrezikshëm si Aduriz është zgjidhja për të marrë rezultatin që duam”, ishin fjalët e Martinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat