Seedorf në dyshim, Montella alternativë për stolin

Sporti

Seedorf në dyshim, Montella alternativë për stolin

Më: 19 prill 2014 Në ora: 13:35

Tani gjërat duken me të vërtetë keq për Clarence Seedorf. Takimi që tekniku holandez zhvilloi të Premten me Adriano Gallianin nuk solli ndonjë ndryshim të madh, dhe tashmë e ardhmja e ish futbollistit të Botafogos në stolin e Milanit është vënë në rrezik të madh. Alternativa kryesore për të zëvendësuar Seedorf vazhdon të mbetet Filipo Inzaghi aktulisht trajner I të rinjëve të Milanit, megjithatë në orët e fundit ka dalë në skenë një emër I ri që është ai i Vincenzo Montellës. Mesa duket dëshira e drejtuesve kuqezinj për stolin është pikërisht trajneri aktual I Fiorentinës. Pra ashtu siç është kuptuar në ditët e fundit qëndrimi I Seedorf në Millanello nuk është aspak I lidhur me rezultatet apo me një kualifikim të skuadrës në Europa League sezonin e ardhshëm.

Vendimin përfundimtar për të ardhmen e holandezit do të marrë presidenti Silvio Berlusconi në përfundim të kampionatit. Gjithsesi Galliani ka filluar që tani nga puna për të kërkuar një teknik të ri. Pavarësisht se Pippo Inzaghi po bën shumë mirë me skuadrën e të rinjëve, kanditatura e tij për drejtimin e ekipit të parë nuk e bind shumë drejtuesin kuqezi pasi sipas tij Inzaghi nuk e ka akoma eksperiencën e duhur për një gjë të tillë. Vëmendja e Gallianit dhe e Berlusconit është e gjitha te Vincenzo Montella pasi ata shohin te 39-vjeçari personin e duhur për ta ngritur sërish Milanin në nivele të larta. Trajneri ka një klauzolë në kontratën e tij me vjollcët nuk e lejon atë të largohet pa paguar një shumë prej 7 milionë Eurosh, megjithatë marrdhëniet e mira mes Montellës dhe presidentit të Fioretinës, Andrea Della Valle mund të bëjnë që ky ngërç të zgjidhet me sukses dhe ish sulmuesi I Romës të ketë mundësi të marrë drejtimin e Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat