Lionel Messi largohet në verë nga Barça?

Sporti

Lionel Messi largohet në verë nga Barça?

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:29

Bordi i Barcelonës tani është duke menduar seriozisht për shitjen e Lionel Messit, pasi që lojtari në fjalë nuk po është i lumtur në Barcelonë.

Lionel Messi ka kontratë deri në vitin 2018 por bordi i Blaugranasve po e shqyrtojnë mundësinë e shitjes të 4 herë fitesit të topit të artë. Spekulimety vijnë pasiqë argjentinasi nuk është në formë të mirë dhe mediat menjëherë kanë filluar të i bëjnë presion.

"Sygjerimet për shitjen e Messit po vijnë shumë, pasiqë të gjithë kanë filluar të mendojnë se lojtari është më i vlefshëm në tregun e trasnferimeve sesa në fushat e blerta, poashtu edhe Messi ka treguar shenja të dëshpërimit dhe dëshiron largimim", citohet të kenë thënë Bordi i Barcelonës.

Për Lionel Messin janë të interesuar dy gjigantët, Paris Saint Germain dhe Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat