Berisha titullar, Strakosha zëvendësues

Sporti

Berisha titullar, Strakosha zëvendësues

Më: 19 prill 2014 Në ora: 00:26

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë ftuar nga trajneri i Lazios, Edy Reja, për sfidën e kësaj fundjave ndaj Torinos. Përderisa Berisha do të luajë titullar, Strakosha do të jetë zëvendësuesi i tij
Shqiptarët do ta kenë fjalën kryesore në portën e Lazios këtë fundjavë. Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë ftuar nga trajneri i skuadrës kryeqytetase, Edy Reja, për sfidën ndaj Torinos.

Berisha në këtë sfidë do të luajë si titullar, teksa i biri i portierit legjendar shqiptar, Foto Strakosha, do të jetë zëvendësues.

Ndyshe, portieri i shumëpërfolur kohëve të fundit, Frederico Marchetti, nuk është ftuar për këtë sfidë.

Mediat italiane së fundmi kanë shkruar për një interesim të Napolit për Marchettin dhe me gjasë ai do të largohet nga kryeqyteti italian gjatë afatit kalimtar veror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat