Ronaldo e Marcelo kthehen në stërvitje

Sporti

Ronaldo e Marcelo kthehen në stërvitje

Më: 19 prill 2014 Në ora: 00:26

Cristiano Ronaldo e Marcelo pritet t’i ndihmojnë Real Madridit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut. Të dy kanë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka marrë një lajm tejet pozitiv para sfidës së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Cristiano Ronaldo e Marcelo kanë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës gjatë ditës, duke dhënë shpresa se të dy do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj bavarezëve.

Dy lojtarët të cilët luajnë në anën e majtë të fushës, zhvilluan pjesën e parë të seancës stërvitore bashkë me bashkëlojtarët e tyre, teksa më pas vazhduan stërvitjet ndaras.

Sergio Ramos e Gareth Bale stërvitën në qendrën e fitnesit, teksa Alvaro Arbeloa e Jese ende janë duke munguar shkaku i lëndimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat