David Ferrer regjistroi një fitore madhështore në turneun Masters të Monte Carlos pasi mundi në dy sete bashkombasin e ti Rafael Nadal. Në duelin tërësisht spanjoll, numëri 1 i botës u dorëzua pas një sfide emocionuese, vetëm një ditë pasi u bë një nga 11 tenistët në histori që ka arritur 300 fitore në sipërfaqet me dhe të kuq. Rafa gaboi mbi të gjitha në shërbim, të cilin ia dorëzoi plot katër herë kundërshtarit të tij. Ferrer gjithashtu nuk u tregua shumë i saktë në shërbime, me Nadal që fitoi tre break point në 2 orë e 13 minuta lojë. Seti I parë u mbyll 6-4 për Ferrer ndërsa seti I dytë ishte shumë I ekuilibruar dhe u zgjidh vetëm në fund ku Ferrer fitoi 7-1 në tie break. Kjo ishte hera e parë që Rafa eleminohet që në cerekfinale në 11 vjet pjesmarrje në Mastersin e Monte Carlos. Ai e ka fituar tetë herë radhazi këtë turne, nga viti 2005 deri në vitin 2012, ndërsa një vit më parë humbi në finale me Novak Djokovic. Në gjysmëfinale tashmë Ferrer do të takohet me Stanislas Waërinkën që fitoi 2-1 me Milos Raonic.
Në gjysmëfinale kaloi gjithashtu dhe Roger Federer që vuajti shumë përballë tenistit vendas, Jo Wilfred Tsonga. Francezi mori setin e parë 6-2 dhe ishte shumë pranë fitimit të dytit por Roger rezistoi duke fituar në tie break 8-6 përpara se në setin e fundit të thyente me lehtësi rivalin 6-1. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë Novak Djokovic për një gjysmëfinale ëndrrash. Serbi fitoi 2-1 me sete ndaj Guillermo Garcia Lopez duke përmbysur gjithashtu shifrat, për rezultatin përfundimtar 4-6, 6-3, 6-1.