Ministri Tahiri kërkon të shqyrtohet gjykimi i Kapllanaj

Sporti

Ministri Tahiri kërkon të shqyrtohet gjykimi i Kapllanaj

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:35

Në një letër të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri drejtuar Presidentit, Bujar Nishani lidhur me vendimet e fundit të gjykatave në vend nuk janë anashkaluar dhe cështjet e dhunës në sport. Në listën me rreth 65 vendime të gjykatave, që sipas Tahirit meritojnë një shqyrtim të hollësishëm nga Presidenti Nishani, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri nuk lë pa përmendur dhe rastin e ish-presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili u denoncua nga shefi i sektorit të garave në FSHF, Besnik Cela, për ushtrim të dhunës fizike ndaj tij në ndeshjen Bylis-Laci. Kapllanaj u la i lirë nga Gjykata e Fierit, me detyrim paraqitjeje, dhe sipas Tahirit, ky rast duhet marrë në konsideratë nga KLD.

“Policia e Shtetit në datë 19.03.2014, me urdhër të Prokurorit Genci MANE, ka bërë ndalimin e shtetasit Besnik KAPLLANAJ, banues në fshatin Ngraçie/Mallakastër, pasi ky shtetas me datën 15.03.2014 në qytetin e Ballshit ka konsumuar veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Fier, me Prokuror të çështjes Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me gjyqtar të çështjes Z. Pirro SOTA, me vendim Nr. 257, datë 20.03.2014, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

Kjo ishte vetëm një pjesë e letrës së Ministrit drejtuar presidentit Nishani lidhur me shqetësimin e tij mbi vendimet e fundit të gjykatave në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat