Lojtarët e Liverpoolit dominojnë nominimet për ‘PFA lojtarin e vitit’

Sporti

Lojtarët e Liverpoolit dominojnë nominimet për ‘PFA lojtarin e vitit’

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:31

Tre lojtarë të Liverpoolit janë përfshirë në listën e ngushtë për çmimin e lojtarit më të mirë në Ligën Premier.
Steven Gerrard, Daniel Sturridge dhe Luis Suarez konkurrojnë së bashku me Yaya Toure (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea) dhe Adam Lallana (Southampton), janë kandidatët e nominuar nga unioni i lojtarëve.

Suarez është favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim, falë sezonit mahnitës që ka pasur duke u ndihmuar Redsave që të qëndrojnë në krye të tabelës.

Uruguaiani ka shënuar 29 gola në 29 paraqitje në Kampionatin anglez deri më tani, ndërsa Liverpooli është në rrugë për ta fituar titullin e parë të Anglisë që nga viti i largët 1990.

Emri i fituesit do të shpallet më 27 prill (e diel) në Grosvenor House.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat