Nuhiu shënon në fitoren e Sheffield Wed

Sporti

Nuhiu shënon në fitoren e Sheffield Wed

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2014 Në ora: 18:51

Futbollisti shqiptar, Atdhe Nuhiu, me ekipin e tij, Sheffield Wed, importuan tri pikë të vlefshme. Ata pas një loje interesante shënuan fitore me rezultat 4:2 kundër Bournemouth-it, në takimin e javës së 43-të të Championship (Liga e Dytë e Anglisë). Nuhiu ishte i pari që hapi serinë e golave në minutën e 16-të që i dha motiv skuadrës së tij drejt fitores. Nuhiu luajti titullar deri në minutën e 73-të, duke treguar angazhim të madh. Ai nga 35 paraqitjet e deritashme ka realizuar 6 gola për ekipin e tij që renditet në vend të 15-të me 53 pikë, kurse Bournemouth është i nënti me 62 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat