Ekipet angleze kërkojnë Granit Xhakën

Sporti

Ekipet angleze kërkojnë Granit Xhakën

Më: 18 prill 2014 Në ora: 15:53

Granit Xhaka mund të largohet nga Borussia Monchengladbach në fundin e këtij sezoni. Futbollisti kosovar ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, flitej per Interin dhe Lazion por tani edhe te ekipeve angleze.

Babai i lojtarit, Ragip Xhaka, i cili folipër ‘LazioNews24’, pranoi se Graniti është i lumtur te Gladbachu, por të gjitha skuadrat e interesuara mund t’i hapin bisedimet me klubin gjerman.

“Djali im është mirë në Gjermani dhe ai ka kontratë disa-vjeçare me skuadrën e Borussias. Çmimi i tij? Ju duhet të pyesni në klub, unë vetëm mund t’iu them se Graniti është një lojtar i rëndësishëm për ta dhe ai është i lumtur. Skuadrat te interesuara? Ka shumë, veçanërisht në Premierligë. Por, secila skuadër e cila e dëshiron, duhet që së pari të flas me Borussian”, përfundoi Ragip Xhaka.

Zerat e merkatos për Granit Xhakën janë shtuar së tepërmi kohët e fundit duke parë situatën e tij jo dhe aq të lumtur te M'Gladbach pasi mesfushori nuk luan shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat