Tirona, Gilberto me grupin, Kahata i veçuar

Sporti

Tirona, Gilberto me grupin, Kahata i veçuar

Më: 18 prill 2014 Në ora: 15:00

Tirona vijon përgatitjet me intensitet të plotë, pavarësisht se këtë fundjavë nuk do të zbresë në fushën e lojës. Bardheblutë do të marrin tre pikëshin në tavolinë me Bylisin, por djemtë e Maganit kërkojnë të ruajnë formën, duke vazhduar punën në kompleksin “Skënder Halili”. Tekniku peqinas nuk kishte në dispozicion të tij mesfushorin Kahata i cili po stërvitet në palestër për t’u rikuperuar sa më shpejt nga një dëmtim i lehtë, ndërsa pjesa tjetër e grupit ishte e plotë. Në repartin e sulmit, Gilberto u paraqit rregullisht nën urdhrat e teknikut, duke u vënë kapak zërave për një largim të mundshëm.

Për të ruajtur formën fizike të lojtarëve, drejtuesit e shoqërisë kanë planifikuar edhe një ndeshje miqësore me Tironën B të Shtunën në kompleksin e skuadrës bardheblu. Me 3 pikëshin që Tirona do të fitojë në tavolinë ndaj Bylisit do të shkojë në kuotën e 40 pikëve duke u larguar edhe më shumë nga zona e ftohtë, ndërsa në javën e 30-të do të presë në duelin e mbijetesës Vllazninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat