Seria B, shënon Hysaj, barazim për Memushajn

Sporti

Seria B, shënon Hysaj, barazim për Memushajn

Më: 17 prill 2014 Në ora: 23:21

Gol kuqezi në Serie B. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj shënon për skuadrën e Empolit në transfertën e luajtur në fushën e Virtus Lancianos ku ekipi toskan u mund me rezultatin 2-1. Lojtari me origjinë shkodrane e zhbllokoi rezultatin e sfidës në minutën e 4 të takimit duke i dhënë avantazhin Empolit. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve që nuk arritën të ruanin kryesimin pasin Virtus Lanciano realizoi dy gola në fraksionin e dytë duke zhvlerësuar rrjetën e shqiptarit që është e dyta me fanelën e Empolit. Pas kësaj humbje, skuadra toskane mban vendin e tretë në klasifikim me 56 pikë, 1 më shumë se Crotone e vendit të katërt. Ndërkohë, sulmuesi i kombëtares, Edgar Çani u aktivizua vetëm 15 minuta në disfatën e Barit kundër Latinas, ndërsa Ledian Memushaj e nisi ndeshjen si titullar në barazimin 2-2 që Carpi regjistroi në shtëpi kundër Modenas. Për gardianin e kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, trajneri nuk rezervoi asnjë minutë në takimin që Palermo fitoi përballë Regginas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat