VIDEO: Tifozët e Barcelonës sulmojnë lojtarët

Sporti

VIDEO: Tifozët e Barcelonës sulmojnë lojtarët

Më: 17 prill 2014 Në ora: 20:44

Tifozët e Barcelonës nuk e pranuan kurrsesi humbjen e skuadrës së tyre ndaj rivalëve të përbetuar, Real Madridit. Ashtu siç reaguan pas humbjes me Granden, tifozët e Barcelonës kanë reaguar ashpër edhe pas humbjes në kupën e Spanjës që e pësoi skuadra e tyre ndaj Realit. Një grup tifozësh janë mbledhur afër stadiumit Camp Nou për ta pritur kthimin e skuadrës nga Valencia e për të fishkëllyer e kënduar kundër tyre. 'Jeni Mercenarë', 's'keni ndjersituar fare fanelën', ishin koret që u ndëgjuan më shumë. Ata po ashtu kërkuan edhe shkarkimin e trajnerit Tata Martino e po ashtu nuk kërsyen edhe Lionel Messin për formën që po kalon. Disa policë u desh të intervenonin që situata të mbetet nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat