Të mëdhenjtë e Europës në luftë për talentin e Kosovës

Sporti

Të mëdhenjtë e Europës në luftë për talentin e Kosovës

Më: 17 prill 2014 Në ora: 19:36

Një talent i futbollit kosovar po përplas klubet më të mëdha europiane, të cilat po bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij. Edon Zhegrova është vetëm 15-vjeç, por cilësitë e tij mbi mestaren e moshës që ka, e bëjnë më të kërkuarin në merkaton e futbollistëve. PSG lufton me Barcelonën, Arsenalin dhe Milanin për të bashkuar me fidanishtet e tyre lojtarin për të cilin parashikohet një e ardhme e madhe.

Parizienët qëndrojnë në radhë të parë për të afruar në qytetin e kullës Eifel djaloshin kosovar që aktualisht është pjesë e skuadrës së Prishtinës dhe mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit. Nga Franca, PSG ka dërguar disa vëshgues për ta ndjekur 15-vjeçarin nga afër dhe sipas mediave vendase, ata janë kthyer në klub me vlerësimet më të larta për të. Nga ana tjetër, klubi që ka bërë hapin më të madh është Standart Liegge. Agjentët e skuadrës belge kanë kontaktuar drejtëpërdrejtë me prindërit e lojtarit të ri, të cilët nuk kanë marrë ende asnjë vendim për të ardhmen e djaloshit që konsiderohet edhe si Messi i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat