Shala i lumtur që asistoi për kualifikimin e Lahtit!

Sporti

Shala i lumtur që asistoi për kualifikimin e Lahtit!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2014 Në ora: 19:00


Drilon Shala, është i ngazëllyer që u bë sebep i fitores së skuadrës së tij, Lahti, e cila u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Finlandës. Futbollisti nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, duke treguar angazhim të madh. Ndeshja në kohën e rregullt në mes VPS-së dhe Lahtit përfundoi pa gola, 0:0, ndërsa pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta Lahti ngadhënjeu me 1:0. Në minutën e 111-të, Shala nga gjuajtja e lirë asistoi për bukuri në zonë kur Raffael shënoi. Edhe faqja zyrtare e klubit te Lahtit shkruan se Shala asistoi në fitore. Shala tha se janë të gëzuar me kualifikimin dhe synon ta fitojnë këtë trofe të çmueshëm.
Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat