Rysha shkëlqeu në kërcim së larti

Sporti

Rysha shkëlqeu në kërcim së larti

Nga: K.Goca Më: 17 prill 2014 Në ora: 18:58

Atleti nga Kosova, Erudit Rysha, ka befasuar të gjithë për të mirë në kërcim së larti. Ai është fitues në Kampionatin Mbarëkombëtar të grupmoshave U-18 në disiplinën e kërcimit se larti, 175 centimetra. “Atleti nga klubi atletik Prizreni shënoi rezultat të madh në Kampionatin Mbarëkombëtar të grupmoshave U-18 që u zhvillua në Tiranë. Ai bëri një paraqitje mjaftë të mirë dhe me qenë se kjo disiplinë tek ne ka filluar të aplikohet vitin e kaluar, e cila nuk është aplikuar qe 25 vjet, tani vetëm kanë filluar atletët tanë të tregoj rezultate te mira edhe jashtë kufijve shtetëror. Ky atlet është shpresa e atletikës tonë”, thuhet nga Federata e Atletikës e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat