Shaqiri dorëzon trofeun e ‘Championsit’

Sporti

Shaqiri dorëzon trofeun e ‘Championsit’

Më: 17 prill 2014 Në ora: 18:55

Futbollisti prej më të mirëve shqiptar, Xherdan Shaqiri, anëtar i Bayernit nga Munihu dhe kombëtares së Zvicrës, kishte privilegjin që dorëzoi trofeun e “Champions League” në Lisbonë, në qytetin ku më 24 maj zhvillohet finalja e madhe. Shaqiri ishte i shoqëruar nga presidenti i klubit, Karl-Heinz Rummenigge. Ylli nga Kosova bashkë me Rummeniggen, dorëzuan trofeun e fituar vitin e kaluar te organizatorët e finales së këtij viti. Shaqiri me Rummeniggen ia dorëzuan trofeun presidentit të UEFA-s, Mitchel Platini, teksa në konferencë ishte i pranishëm edhe legjenda e futbollit portugez, Luis Figo. Shaqiri edicionin e kaluar me Bayernin fituan trofeun e Championsit kur në finale mposhtën Dortmundin me rezultat 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat