Marchegiani: Me Berishën porta e Lazios e sigurtë

Sporti

Marchegiani: Me Berishën porta e Lazios e sigurtë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:33

5 javë para përfundimit të Serisë A, objektivi i Lazios mbetet pjesëmarrja në Europa League sezonin e ardhshëm. Mirëpo bardhekaltërit duhet të zgjidhin edhe problemin e portës, pasi ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë titullar, Federico Marchetti apo Etrit Berisha. Ish-portieri i Cagliarit, vazhdon të ketë probleme fizike, ndërsa kolegu i tij shqiptar është shfaqur në lartësinë e duhur sa herë i është kërkuar të luajë që nga minuta e parë. Rreth kësaj teme foli edhe Luka Marchegiani, ish-portieri i Lazios, i cili e konsideron gardianin e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin ideal të Marchettit.

48-vjeçari u shpreh se nuk arrin ta kuptojë se çfarë problemi ka Marchetti, por e ka të qartë se edhe nëse ai largohet, porta e Lazios do të jetë në duar të sigurta. Sipas Marchegianit, 31-vjeçari për momentin nuk po vlerësohet për gjithçka ka dhënë me bluzën bardhekaltër, por edhe nëse largohet nga kryeqyteti italian, do t’i rikthehet formës së tij më të mirë. Në fakt synimi i drejtuesve të Lazios me afrimin e Etrit Berishës ka qenë gjithmonë shitja e Marchetti, por kurrsesi nuk mendohej se 25-vjeçari shqiptar do ta spostonte me kaq lehtësi në stol portierin italian, për të cilin janë interesuar Milani dhe Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat