Hodgson i trembet Andrea Pirlos

Sporti

Hodgson i trembet Andrea Pirlos

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:32

Italia në të ardhmen e Roy Hodgson. Nuk bëhet fjalë për rikthimin në Sedrie A të ish trajnerit të Interit që në stolin zikaltër la pak gjurmë, por për përballjen e Anglisë së tij me kombëtaren e kaltër në fazën e grupeve. Ekipi i drejtuar nga Cesare Prandelli që i eliminoi në çerekfinalen e evropianit “Tre Luanët”, gjen sërish si kundërshtarë ishullorët, por këtë herë në ndeshjen e grupit D ku bëjnë pjesë edhe Uruguaji e Kosta Rika. Një përballje luksi që do të zhvillohet në 14 qershor në qytetin Manaus. Në këtë mënyrë Hodgson analizon kundërshtarët, duke snobuar Mario Balotellin.

“E njoh shumë mirë sepse ka luajtur në Angli. Ne kemi respekt për të gjithë por nëse dëshironi t’ju them një emër të cilit i druhem, ai është Pirlo dhe jo Balotelli. Ai ka luajtur në klubet më të mëdha të Italisë gjatë 10 viteve të fundit dhe mund të them se ka pasur një karrierë të pabesueshme”.

Në vijim, numri 1 i stolit të Anglisë u kundërpërgjigjet zërave që e shikojnë të dorëzuar kombëtaren e tij që në ndeshjen e parë kundër të kaltërve.

“Këtë e mendojnë në Itali por ndeshja do të luhet në fushën e lojës dhe duhet të presim për të mësuar rezultatin. Unë nuk futem asnjëherë në një ndeshje për të humbur”.

Me pak fjalë, Anglia shikon përpara drejt botërorit pa iu druajtur asnjë kundërshtari.

“Italia është një skuadër shumë e fortë sepse Prandelli ka ndërtuar një grup solid por ne do të sillemi në të njëjtën mënyrë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Në Manaus ka një klimë jo shumë të qëndrueshme por po punojmë që lojtarët të përshtaten sa më shpejt. Gjithsesi, kjo situatë do të ndikojë edhe në përgatitjet e skuadrave të tjera të grupit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat