Të tjera telashe për Seedorf

Sporti

Të tjera telashe për Seedorf

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:30

Kohë gjithmonë e më të vështira për Clarence Seedorf. Pas çështjes Montolivo, i cili kundër Catanias dukej i destinuar për të ngrohur stolin, ja ku shpërthen dhe çështja Abate, i cili është abonuar thuajse gjithmonë në pankinë që pas nisjes së ciklit të teknikut holandez. Një zgjedhë që po kushtëzon grumbullimin e mbrojtësit të djathtë për Botërorin Brazilian me kombëtaren italiane, ku deri pak kohë më parë ishte një pikë referimi. Irritimit të Abates i shtohet edhe bezdia e Adriano Gallianit që mund të ndërhyjë personalisht për t’i dhënë një zgjidhje situatës.

Mision i komplikuar duke ditur se trajneri konsideron De Sciglion titullar fiks dhe në pritje të rikthimit të tij pas dëmtimit është gati të konfirmojë Boneran që kohët e fundit po bën mirë. Në këtë mënyrë problemet shtohen, pasi grupi i futbollistëve italianë është gjithmonë e më i distancuar nga Seedorf, ndërsa krerët e shoqërisë nuk i kanë pëlqyer aspak disa takime të Seedorf-it me ultrasit. Për shoqërinë bëhet fjalë për një dëm ndaj imazhit që mund të kthehet në instrumentin për të arritur te divorci dhe në fund kualifikimin në Europë që mund edhe të mos mjaftojë, çka do të thotë se nëse Milani e mbyll kampionatin në vendin e 6-të do të ishte një pozicionim fatal për trajnerin. Seedorf nuk ka alternativa nëse do të shpresojë në të një ardhme kuqezi, duhet të fillojë nga vendi i pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat